Në progres-raportin e fundit të Komisionit Europian thuhet se Shqipëria ka bërë përparim në reforma, por nga ana tjetër nuk ka rezultat sa i përket integrimit të vendit.
Ambasadori i BE-së në Tiranë u pyet nga gazetarët se çfarë duhet të bëjë Shqipëria më shumë që të ulet në konferencën e parë ndërqeveritare. Ai theksoi se tashmë është koha që BE-ja të mbajë premtimin.
“Unë mendoj se integrimi ndodh dita-ditës dhe Shqipëria po integrohet dita-ditës në BE edhe në sajë të shkëmbimeve të frytshme që ndodhin edhe në anën e asistencës financiare të BE
Për hapat e mëtejshëm, unë kam qenë tejet e i qartë se Shqipëria ka dhënë rezultate dhe tani është koha që BE të mbajë premtimin e vetë, pra shtetet anëtare të lexojnë raportin dhe të gjejnë pikat e forta për të kaluar ato çështje dypalëshe që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të ulen në atë tryezë”.
Ndërkohë, kryeministri Rama theksoi se Shqipëria i ka arritur rezultatet, por është BE që nuk po i arrin.
“Ka një nuancë që duhet theksuar në fjalën rezultat. Në fakt, Shqipëria i ka arritur rezultatet që duhet të arrinte në këtë fazë, është BE që nuk po arrin rezultat. Rezultatet që ka arritur Shqipëria janë në raport. Nëse ne vazhdojmë reformat dhe KE, që është gjykatësi i vetëm objektiv në këtë proces, nëse ne vazhdojmë të bëjmë përparim, këto përparime nuk i bëjmë se do të shkojmë të marrim provimin, por që të qëndrojnë këtu, që Shqipëria të bëhet më e mirë”, theksoi Rama.