Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike akuzon ministren Balluku se po vendos sigurinë kombetare në rrezik duke larguar nga puna 68 punonjës të Albkontroll për shkak se k shkelur kontratën. Sipas tij Ministrja e Infrastrukturës është përgjegjëse për situatën e krijuar me punonjësit e Albkontroll.
Postimi i plotë i Hasës
Papërgjegjshmëria e Belinda Ballukut ka degraduar situatën me punonjësit e kontrollit ajror.
68 punonjësit po lënë punën, për shkak të shkeljes së kontratës nga Albkontrolli.
Me urdhër politik të Ballukut, sot situata në kullën e kontrollit nuk përmbush standardet dhe rrezikon sigurinë kombëtare.
Gjëndja e krijuar është përgjegjësi direkte e Belinda Ballukut dhe bandës në pushtet. Nga njëra anë vjedhin edhe tek tenderat e ushqimit, nga ana tjetër nuk paguajnë për të garantuar standardet e sigurisë.
Politizimi i çdo sektori është rrezik për vendin. Këtë duhet ta ndryshojmë me votë për t’u lënë vend profesionistëve. Partia Demokratike do të vendosë standarte europiane edhe në Aviacionin Civile