Nga emisioni “Arnautistan”, zëvendëskryeredaktorja e lajmeve në MCN Tv, Klementina Cenkollari tregoi disa pej emrave që çmon në gazetarinë shqiptare.
Adi Krasta për Cenkollarin është nga ata gazetarë që me saktësinë e tij nuk të lë të shkëputesh nga ekrani dhe që për të ka qenë referencë.
Pjesë e listës, penën e të cilëve e vlerëson ishin edhe Fatos Lubonja, Alfred Lela. Një tjetër emër që Cenkollari veçoi ishte edhe Ilva Taren si një nga ato gra që mbështesin gratë e tjera.
“Unë do ta nisja me Adi Krastën, nuk e di çfarë ka ai njeri që nuk të lejon të shkëputesh nga ekrani, saktësia e tij, ka qenë një referencë që në krye të herës. Më pëlqejnë shumë shkrimet e Alfred Lelës, e lexoj me kënaqësi. Fatos Lubonjën po ashtu e lexoj dhe çmoj penën e tij. Patjetër kam pasur mundësinë të punoj me një nga gazetaret që unë e çmoj, Ilva Tare dhe që hyn tek ato gra që mbështesin gratë e tjera. Ka qenë një suport shumë i madh për mua dhe dua edhe ta falënderoj. Po ikën dhe mendoj se do të lërë zbrazëti në median shqiptare. Ndërsa për sa u përket folësve të lajmeve, kam pëlqyer gjithmonë Erjona Shehun e cila është larguar por ka spikatur, edhe Mirela Milori për të cilën mendoj se është vlerë për median”, tha Cenkollari.
Duke iu përgjigjur vlerësimit të gazetarit Mustafa Nano për të si profesioniste, Cenkollari evidentoi faktin se gazetarët që mbështesin njëri-tjetrin janë të paktë.
Cenkollari tha se kapërcimi i këtyre barrierave dhe mbështetja ndaj njëri-tjetrit do ta kishte bërë gazetarinë të funksiononte ndryshe dhe në mënyrë të pavarur në Shqipëri.
“Janë të paktë gazetarët që sot mbështesin njëri-tjetrin për fatin e keq. Mendoj se nëse do të mbështeteshin njëri-tjetrin, media do të kishte kapërcyer më shumë pavarësinë e saj dhe mënyrën se si vepron në Shqipëri. Unë përpiqem të punoj që një herë në aq ashtu sikurse ndodhi edhe sot, të marr fjalë të mira”, tha Cenkollari.
E pyetur nëse ka pasur vështirësi për të bërë karrierë krahasuar me kolegë të saj meshkuj, Cenkollari tha:
“Është ndarja, meshkujt hasin më pak vështirësi. Edhe unë kam hasur vështirësitë e mia në fillime. Nuk ka qenë një rrugëtim shumë i lehtë por nëse e do vërtetë këtë punë, përtej vështirësive ia del”, shtoi ajo.
Faktin se sa duhet gazetari të jetë njësh me politikën, për gazetaren Klementina Cenkollari nuk përbën gjithherë rëndësi, sepse detyra e këtij profesioni është informimi.
Cenkollari, thotë se megjithëse misioni i saj është informimi, vazhdon të ndjehet e zgjenjyer nga klasa poltike në Shqipëri, dhe si e tillë, nuk ka qenë asnjëherë pjesëmarëse në procesin e votimeve në vend.
“Më pëlqen çdo parti e cila përpiqet të vendosë të parin qytetarin, porse duke parë dhe ndjekur politiken për shumë vite në Shqipëri, e kam pasdur të vështirë pozicionimin, unë hyj të elektorati “gri” që nuk pozicionohet askund, nuk e kma parë veten askund deri tani.
Nuk kam marrë asnjëherë pjesë në votim, jam e zhgënjyer nga klasa politike”.
Por duke bërë autokritikë, Cenkollari, thotë se duke ftuar të tjerët të dalin në votime, përmes detyrës së gazetares, nuk e ka bërë vet një gjë të tillë, për arsyen e vetme, zhgënjimin.
“Është moment për tu kritikuar që njerzit të bëhen pjesë e votimeve, por nga ana tjerët e ushtroj këtë detyrim që kam, e që nuk kam marrë pjesë në votime, porqë arsyea e vetme është zhgënjimi”.