Gazetari Artan Hoxha, ndërsa ka folur për ngjarjen e rëndë, ku mbeti i vrarë oficeri i krimeve, Saimir Hoxha, ka deklaruar se autori i dyshuar, Aldi Rama nuk është vetëvrarë.
Hoxha duke iu referuar burimeve të tij, tha se policia fillimisht ka dëgjuar të shtëna me armë dhe më pas përgjatë dy orëve nuk ka dëgjuar asgjë tjetër.
Sipas tij, Aldi Rama, është plagosur rëndë shumë më herët se sa të mbërrinte Policia pranë tij.
“Personi në fjalë nuk është vrarë nga policia por nga shenjat duket që ai nuk ka vrarë as veten.
Kam 27 vjet në këtë punë dhe nga vetvrasjet që kam parë nuk kanë lidhje më këtë rast. Ai nuk është pozicion që ai të vetvritej. Ai nuk ka se si të jetë vetqëlluar me dashje por aksidentalisht. Është goditur në cep të kokës në një drejtim të çuditshëm. Nga snajperi nuk është e mundur se ndryshe plumbi do tejkalonte trupin. Plus armët e policëve janë ekzanimuar. Ai është goditur nga dora e tij por aksidentalisht jo me dashje”, ka thënë Hoxha duke iu referuar një fotoje të publikuar së fundmi në media, për të cilët Hoxha reagoi ashpër në ABC News.
“Fotoja që u publikua nuk është normale sepse krijohet nje gjendje shume e ngarkuar shpirtërisht”, është shprehur Hoxha.