Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe përmes një postimi në rrjete sociale ka bërë me dije se përveç çmimit të bukës, energjisë elektrike dhe karburanteve, shumë shpejt do të rritet edhe çmimi i ujit të ambalazhuar.
Sipas deputetit, shoqatat po sillen si kartele dhe po marrin vendimin e rritjes së çmimeve, duke eliminuar konkurencën mes tyre.
“DO RRITET DHE CMIMI I UJIT TE AMBALAZHUAR, DO TA SHIHNI! Kete #NJOFTIM ja degjova prej TV-se, nje sekretari shoqate; CMIMET PO RRITEN KESHTU: Del kryetari apo sekretari i shoqates prodhuese e tregetuese dhe njofton vendimin e tyre per te rritur cmimin e produktit.
SHOQATAT PO SILLEN SI KARTEL; Anetaret e tyre-operatore ekonomike, bashkerendojne sjelljen, caktojne cmimet ne rritje, secili e njeh vetes e te tjereve pjeset e tregut, i ruajne ato dhe me cmimet e caktuara ne rritje, ruajne gjithashtu dhe pjesen e paprekur te fitimeve.
Ne fillim, ne mars ishte karteli i PLEHRAVE KIMIKE qe njoftoi rritjen e cmimeve-tani i ka dyfishuar, pastaj ai i hidrokarbureve, pastaj akoma ai i importit, prodhimit te miellit e tregetimit te tij, e ndoqi shoqata e prodhuesve te bukes, fill pas tyre beri njoftimin e saj shoqata e bareve e restoranteve qe do rriste cmimin e kafese ne filxhan, ne rradhe eshte shoqata e prodhuesve qe ka produkt edhe ujin e ambalazhuar!
TREGJET PO DEFORMOHEN KESHTU; NUK KA KONKURRENCE, THJESHTE I PRANOJNE PJESEN DHE FITIMET NJERI TJETRIT DHE CAKTOJNE E NJOFTOJNE CMIMET!
Praktikisht ne kemi EKONOMI TREGU, por cmimet ne te i caktojne dy, tre, kater, pese kompani, me keq nje shoqate per treg, te gjitha per ekonomine. Dem me te madh nuk ka! MBI QYTETARET NATYRISHT!.”- shkruan Braçe.
E gjitha nisi me rritjen e çmimit të bukës me 10 lekë. Më pas u paralajmërua rritja e çmimit të kafes, e ngadalë u shtrenjtuan edhe produktet e shportës.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se qytetarët duhet të përgatiten krizën energjitike; rritjen e çmimit të gazit me rreth 250%, atë të karbonit me rreth 80% dhe të naftës.