Përplasja mes koreografit Tan Brama dhe fituesit të Big Brother Vip, Ilir Shaqirit, vazhdon.
Ditën e djeshme i ftuar te “Rudina” Iliri u shpreh se Tan Brama në realityshow nuk dinte të lidhte dy fjalë dhe se ishte ai që e kishte ndihmuar.
“Problemi i Tanit është që në 21 ditë që qëndroi brenda shtëpisë, mezi arriti të lidhte 21 fjalë. Dhe i vetmi person që i dha akses në atë shtëpi për sa i përket komunikimit ishte Ilir Shaqiri. Dhe nëse Dritan Brama nuk di ta vlerësojë këtë gjë, atëherë është problemi i tij”, tha mes të tjerash Iliri.
Sigurisht kjo deklaratë nuk është pritur fare mirë nga koreografi, i cili ka publikuar një bisedë me Shaqirin ku ky i fundit i ka shkruar “Po k*ri po”.
“Ky është fituesi i “Big Brother VIP” dhe shiheni çfarë gjuhe përdor”, ka shkruar ai.