Sigurimi i informacioneve, për lëvizjet jashtë shtetit të biznesmenit, Ervis Martinaj, dhe kalimin e tyre tek klani i vlonjatëve të drejtuar nga Fatmir Hyseni alias “Doqja” dhe dy vëllezërit Erlis e Leonard Duka në Tiranë, ka çuar në marrjen të pandehur të një specialisti IT-e në Policinë e Shtetit, punonjësen e një agjencie udhëtimi që ndodhet në zonën e “Myslym Shyrit” dhe të fejuarin e kësaj të fundit.“
Mësohet ekskluzivisht se punonjësi i policisë me detyrë specialist IT në Durrës, është Ardian Ahmeti, kushëri Daut Elmazit, nipit të Armando Sulejmanit ose “Çipurit” të Vlorës.
Ndërsa punonjësja e agjencisë së udhëtimit, që merrte info për lëvizjet në Kosovë dhe Turqi të Ervis Martinaj, është Nensi Shaqiri.
Të njëjtën gjë bënte dhe i fejuari i saj, Dejvison Serjani.Të tre këta persona ishin vënë në shërbim të klanit vlonjat që kryejnë vrasje me pagesë dhe klanit Duka në Tiranë, ku synonin të ekzekutonin me armë, Ervis Martinaj.
Ky i fundit është gjurmuar prej këtyre persona në Kosovë dhe në Turqi, por fatmirësisht nuk është arritur që të realizohet krimi, pasi objektivi lëvizte i shoqëruar me disa persona.
Prokuroria e Vlorës, e cila në këtë hetim ka bashkëpunuar dhe autoritet e Drejtësisë Turke, ka zbuluar se personat që kanë udhëtuar në 4 qershor 2019 nga Prishtina në drejtim të Stambollit, Turqi, kanë qëndruar në të njëjtin hotel.
Dosja penale që flet për dy grupet e rrezikshme që veprojnë në Tiranë dhe Vlorë, tashmë ka mbëritur në prokurorinë e Tiranës.
Kjo pasi prokurorët e Vlorës, kanë shpallur kompetencën lëndore për të pandehurit, Ardjan Ahmeti, Nensi Shaqiri dhe të fejuarin ne kësaj të fundit Dejvison Serjani.