Shtatë punonjës të Postës Shqiptare në Dibër, Shkodër, Tropojë kanë përfunduar para drejtësisë pasi akuzohen se kanë përvetësuar ndihmën ekonomike, pagesat për personat me aftësi të kufizuar dhe pensionet e atyre që jetojnë jashtë.
Dëmi prek shumën prej 33.000.000 lekësh, teksa lajmin e ka bërë të ditur ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.
“❌ Përvetësonin pensionet duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 33.000.000 lekësh, 7️⃣ zyrtarë para drejtësisë! ⛔
Falë denoncimeve ✖️ të qytetarëve, Agjentët tanë të Antikorrupsionit kanë çuar para drejtësisë 7 punonjës të Postës Shqiptare në Dibër, Shkodër, Tropojë, të cilët përvetësonin ndihmën ekonomike, pagesat për personat me aftësi të kufizuar dhe pensionet e atyre që jetojnë jashtë vendit! 🚨
❌ Zero tolerancë për zyrtarët që abuzojnë me ligjin për përfitime personale! 🚫
🔊 Inkurajoj të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast të korrupsionit që hasin në zyrat shtetërore. Bëj pjesën tënde në luftën kundër korrupsionit”, shkruan Manja.
