Jo pak herë konfliktet jashtë vendit për çështje droge janë zhvendosur në Shqipëri.
Por përplasjet mes grupeve për shtëpitë e hashashit në Britaninë e Madhe po kthehen së fundmi në një trend.
Një i ri i quajtur Kalvin Pjetri u largua nga Shqipëria në dhjetor 2020 drejt Britanisë së Madhe me marrëveshjen që t’i shërbente rritjes së hashashit.
Por sapo mbërriti atje, i riu u arratis dhe anëtarë të dyshuar të grupit në Shqipëri i kanë vendosur atij gjobë.
Çështja po hetohet për gjobëvënie dhe kërcënim për jetën të shtetasit me iniciale B. P. që është i ati i minorenit.47-vjeçari rrëfen se i kërkuan 100 mijë paund dhe se e kanë paralajmëruar se do ta vrasin kudo që ai të fshihet.