Për herë të parë, kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj është shfaqur nën shoqërimin e Gardës, ashtu siç e parashikon ligji që kryetari i opozitës mbrohet nga Garda e Republikës.
I pyetur nëse ndihet i kërcënuar, Alibeaj tha asnjëherë.
“Nuk kam dashur t’i mbaj. Është detyrim i Gardës, që situata zgjedhore të mund të shoqërohesh.
Unë e kam pak të vështirë të eci i shoqëruar, por edhe ligjet e shtetit duhet t’i respektojmë.
Ndihem i kërcënuar? Kurrë, asnjëherë”, tha Alibeaj.