Nga Vilma Dule
Ja bën gjyqin publike Elsa Lilës çakajtë e uritur për vëmëmendje dhe që mbjellin fortunësa herë mundin.gjyqin publike ja bën, brenda një ore.
Na turpëroji “shkrujtën” (sikur të ishte bija e tyre, sikur ajo të na “detyrohej” ne si shoqëri. maskilizmi shqipëtarë s’ka brira)!!
E kapën mundësinë në ajër si një top futbolli për ta “lidhur” emrin e saj me politikanët qe sipas tyre ajo “mbështetëse” (sikur të kishin për “ndere” nga Elsa Lila).
Por ka dhe më keq ka nga ato gazeta, që shkruajtën historinë dramatike të vrasjes së nënës së saj dhe sesi Elsa Lila para disa vitesh kishte rrezikuar te humbte vajzën e saj.dhe unë pyes: me çfarë të drejte shkruani?
Me çfarë të drejte gjykoni?
Nga kush pozitë mbi të gjitha?
Problemet e Elsa Lilës reflektojnë problemet e shoqërisë shqipëtare sepse ju i keni prodhuar.
Si mund të rritet një vajzë kur ja vrasin nënën në mes të Tiranës???
Dhuna që ju toleroni dhe ushtroni çdo ditë ndaj grave, është si ajo mola, që gërryen çdo ditë një dërrasë, që punon në heshjte derisa shkatërron çdo gjë.ishte e lehtë ta duartrokisnim kur emociononte, ashtu si është shumë e lehtë ta akuzosh sot.unë e mëshiroj Elsa Lilën, dhe ndjej një trishtim të thellë për atë që po i ndodh por kjo situatë nuk e zbeh vlerën e saj si artiste që kur doli në Sanremo në 2003 dhe tha Faleminderit për herë të parë në shqip,më bëri të besojë që çdo gjë është e mundur kur ke një ëndërr.#elsalila#stopjudging#womensupportingwomen