Komisioni i “Rithemelimit” të PD-së, i drejtuar nga Sali Berisha ka reaguar pas urdhërit për arrestimin e Vladimir Putin.
Në reagim thuhet se drejtësia vonon por nuk harron.
“Partia Demokratike përshëndet vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Vladimir Putinit.
Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin dhe ndjekjen penale të Vladimir Putinit, për barbaritë e kryera nga trupat pushtuese ruse ndaj kombit të lirë dhe të pavarur ukrainas është vendim historik për tu përshëndetur.
Pavarësisht nga reagimet e papërgjegjshme të autoriteteve ruse ndaj këtij vendimi të drejtë, Putin duhet ta dijë se drejtësia vonon, por nuk harron”, thuhet në deklaratën e Berishës