5 Janari 2022 është afati i fundit që Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike i ka lënë Lulzim Bashës që të largohet nga zyra pas referendumit për shkarkimin e tij.
I ftuar në emisionin Zonë e Lirë në Tv Klan, Berisha u shpreh se nëse Lulzim Basha nuk largohet nga zyra më 5 Janar 2022, atëherë në datë 8 Janar do të ketë protestë kombëtare ku do të marrin pjesë 44 mijë anëtarët që votuan në referendum për shkarkimin e Bashës.
Më pas, 44 mijë anëtarët, shpjegoi Berisha, do të marrin në dorëzim selinë e Partisë Demokratike.Ish-Kryeministri i ka bërë thirrje Lulzim Bashës që të respektojë vendimin e anëtarësisë që votoi në referendum për shkarkimin e tij.
“Në qoftë se i ka ngelur një nanogram në koshiencën e tij, ai nuk e pret atë datë por respekton vendimin e 40 mijë anëtarëve, po s’e bëri, data 8 do jetë datë proteste e fuqishme, është përcaktuar datë proteste kombëtare, 44 mijë anëtarë të Partisë Demokratike që firmosën të bëjnë historinë do të marrin në dorëzim ndërtesën e Partisë Demokratike. Kjo nuk ka asnjë lloj diskutimi.