Një tërmet i fuqishëm me epiqendër në Bosnje Hercegovinë është ndjerë në Serbi, Kroaci në Mal të Zi e deri në Shqipëri.
Sipas raportimeve të fundit tërmeti është ndjerë në shumë qytete të Bosnje-Hercegovinês.
Tërmeti ka qenë aq i fuqishëm, që sipas qytetarëve që jetojnë në katet e sipërme të ndërtesave për gati një minutë objektet gati po binin mbi ta.
Madje sipas raportimeve të fundit dhe fotove të shpërndara nga qytetarët në Twitter, konkretisht në qytetin Mostar të Bosnje-Hercegovinës tullat kanë rënë nga ndërtesat.
Sa i perket Shqiperise, të dhënat paraprake nga IGJEUM, konfirmojnë një tërmet të fortë me epiqender 10 km Jug- Perëndim tw qytetit Monstar, Bosnje Hercegovine, me Magnitude 5.7, Thellesia 10 km, 202 km nga Tirana.
Ky tërmet është ndier pothuajse në të gjithë vendin por deri ne këtë moment nuk raportohet për të lënduar apo dëme.
Ndërkohe të gjitha strukturat e mbrojtjes civile janë në monitorim të situatës në të gjithë vendin.