Përplasja Berisha-Basha po shkon përtej çdo limiti.
Kryeredaktori i Syri Tv, i përfolur si televizion i djalit të Berishës, Bledian Koka, iu ka bërë thirrje demokratëve që të dhunojnë Lulzim Bashën gjatë vizitës së tij në Fier.
“Thirrje per demokratetMos publikoni kot sms-te e Lulit per takimin e neserm ne Fier. Nese keni pak vetedije mos e lini te futet ne pallatin e kultures.Priteni me gaz lotjsjelles, me fikse zjarri, me karrige kokes dhe me shkopa bejsbolli kurrizit…p.s…sy per sy”, shkruan ai.
Pas kësaj thirrje ka reaguar kryetari i PD-së së Fierit, Agron Kapllanaj, i cili thotë se Berisha kërkon gjak.