Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi, pas konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama në Rinas, është takuar edhe me Lulzim Bashën, po në Rinas.
Në disa media ka pasur spekulime se aty janë takuar edhe Edi Rama me Lulzim Bashën, pasi kanë dalë nga e njëjta dera në një diferencë të shkurtër kohore.
Nikoll Lesi ka ngritur dise aludime.
“Akoma nuk ka shpjegime se pse u la takimi i Bashës në aeroportin e Rinasit, ndërkohë PD ka zyrë në Tiranë. Hamendjet djallëzore thonë se u la nga Edi Rama takimi në Rinas, atje ku nuk hyn as miza, pikërisht në dhomën VIP.
Mediat kanë publikuar pamje kur Rama dhe Basha janë larguar sot nga aeroporti i Rinasit, në një distancë kohore prej afro 2 minutash mes tyre, duke dalë nga e njëjta derë.
Ndërkohë ka aludime se mund të ketë pasur një takim në sallën VIP, në prani të komisionerit për zgjerimin Oliver Varhelyi apo edhe veçmas, pra Rama dhe Basha.
Kryeministri Rama ka kërkuar bashkëqeverisje me Lulzim Bashën, ndërkohë që ky i fundit ka rritur dozat e sulmit publik ndaj kreut të qeverisë se ka blerë dhe vjedhur zgjedhjet.
Analistë thonë se Lulzim Bashës i duhet momentalisht periudhë sulmi në publik ndaj kryeministrit sepse në korrik ka zgjedhjet për kryetar të PD në parti.
Por kjo dhoma VIP në Rinas ngatërron gjithçka”, shkruan ai.