Gazetari Dritan Hila bëri një reagim në rrjetin e tij social facebook për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kaluar në Velipojë.
Për këtë ngjarje ai bën fajtor Bashkinë Shkodër.
Statusi i plotë
“Katër të vrarë në Shkodër për shezlongë plazhi.
Në çdo vend të botës normale, kjo histori zgjidhej nga punonjësi i bashkisë. I bashkisë së Voltanës dmth, e cila po i reziston lavdishëm komunistëve të Tiranës. Nejse.
Pronarët, e shumta, mund të shkëmbenin ca fjalë ku më e madhja do ishte “malaka” apo “stronzzo”.
Në Shqipëri është çështje mentaliteti mafioz, pasi nëse njeri tërhiqej, do cilësohej i dobët dhe të nesërmen do t’i merreshin edhe ca metra të tjerë. Kjo më kujton një ngjarje:
Në vitin 1911 konsujt perëndimore të akredituar në Stamboll, sillen në Shqipëri që të njihnin vendin. Porta e Lartë po përgatiste terrenin për pavarësinë.
Konsullja gjermane, një fisnike nga ato me fillesën e mbiemrit Von, kur kthehet bën një raport në të cilin shkruan:
“Janë njerëz të egër. Propozoj që të mbahen si rezervat për turistët ku në çdo fillim sezoni t’ju japim armë që të vriten me njeri-tjetrin dhe vizitorët të shikojnë spektakël, ndërsa në fund të sezonit t’i mbledhim armët në mënyrë që të kenë mundësi të shumohen për shfaqjet e ardhshme.”
Na paska njohur mirë!
Dhe ka akoma njerëz që mendojnë se fajin nuk e ka monstra, Saliu, dhe armët e ‘97-ës”, shkruan Hila në facebook.