Ish-peshëngritësi i njohur Pirro Dhima u bë sërish pjesë e titujve bombastikë të medias shqiptare ditët e fundit.
Kjo pasi nëna e tij ndërroi jetë në banesën e saj dhe në momentet e fundit nuk kishte askënd pranë.
Kaq ka mjaftuar që drejt sportistit të hidheshin një sërë komentesh negative dhe fyese duke kaluar edhe limitet njerëzore.
Ish-kampioni i botës në peshëngritje përgënjeshtroi sulmin ndaj tij ku ka zbuluar se kontaktet kanë qenë të vazhdueshme me nënën. Ajo s’kishte pranuar të shkonte në Amerikë pasi i pëlqente të jetonte në Shqipëri.
“Ajo jetonte vetëm pasi nuk pranoi kurrë të vinte me mua në Amerikë. Jam i shqetësuar dhe i prekur për atë se çfarë është deklaruar nga fqinjët për këtë ngjarje të rëndë që ka ndodhur në familjen tonë”, ka thënë Dhima i cili është kthyer nga Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë lamtumirën nënës së tij.
Po nga buron urrejtja e madhe e shumë shqiptarëve ndaj tij?
Këtë e sqaron vetë ai në një intervistë të 1 viti më parë, shkruan gazeta Drita.
Ai në atë kohë i është rikthyer debatit mbi origjinën e tij që ka shkaktuar reagime të shumta në të dyja anët e kufirit. “Unë jam një grek i lindur në Shqipëri”.
Ishte kjo përgjigja që Pirro Dhima i dha gazetares greke Elena Akrita, e cila e cilësonte me origjinë shqiptare.
Për të sqaruar debatin, por edhe periudhën që kaloi në Shqipëri derisa u largua për në Greqi, Pirro Dhima foli në një intervistë të gjatë për një nga mediat e vendit fqinj.
“Unë jam grek i lindur në Shqipëri, në Himarë nga gjyshi te gjyshi” nga nëna dhe babai sqaronte ai.
“Kjo është nderi im dhe krenaria ime” vijonte më tej ai duke u ndaluar më pas te intervista që bëri bujë.
“Zonja Akrita shkroi një artikull në favorin tim dhe e falënderoj për fjalët e saj të mira. Por jo me origjinë shqiptare! Unë jam grek nga gjyshi te gjyshi. Unë nuk kam asnjë lidhje me shqiptarët”.
Ai tregon se në Greqi shkoi në 7 shkurt 1991, kur isha 19 vjeç, ndërsa rrëfen përkujdesjen e gjyshes dhe regjimin e Enver Hoxhës.
“Gjyshja ime u kujdes për mua, ajo më mori nga babai im nga Tirana sepse familja ime ishte e zënë me punë, dhe kështu që foshnjë isha në Himarë me gjyshen time. Grua e mrekullueshme dhe e mençur.Partia Komuniste nuk na dha mundësinë për të studiuar në universitete. Vetëm njerëzit e betuar në parti nga Epiri i Veriut ishin të qetë”. Por ai tregon më tej se trajnimin e filloi në Shqipëri. Gazeta DRITA#DRITA