Korrupsion, abuzim me tendera e shpërdorim detyre, këto janë akuzat që ndër vite kanë çuar pas hekurave kryebashkiakët socialistë, me Lefter Allën të fundit, i cili u arrestua me urdhër të SPAK mbrëmjen e djeshme për favorizimin e kompanisë “Englant SH.P.K” dhe dhe “BE-IS” Sh.p.k, përndërtimin e ujësjellësit në lagjen e vjetër Bulqizë, tender me vlerë 322.439.000 lekë të rinj. Gjithashtu në pranga kanë rënë dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë Bulqizë.
Kujtojmë se më 6 korrik 2021 u arrestua Fatos Tushe. Një tender me vlerë 24 milionë lekë është shkelja që çoi pas hekurave kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe bashkë me 10 persona të tjerë me tyre zyrtarë dhe ish-zyrtarë dhe dhe biznesmenë. Tenderi ishte dhënë në mënyrë të paligjshme për ndërtimin e një kanali vaditës dhe sot Tushe ndodhet në burg.
Për t’u rikthyer sërish në qarkun Dibër, në vitin 2016 u arrestua kryetari i atëhershëm i bashkisë Dibër, Shukri Xhelili, pas publikimit të video-skandalit, ku kërkonte favore seksuale në këmbim të një vendi pune. Xhelili i dënua me 1 vit e 8 muaj burg për akuzën “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën”. Ai u lirua nga qellia më 30 qershor 2017.
Përveç kryebashkiakëve, të arrestuar janë dhe zyrtarë të tjerë socialistë, përfshirë këtu ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ish-deputeti Alqi Bllako si dhe ish-zyrtarja e Kryeministrisë Alda Klosi, të cilët akualisht ndodhen në burg.