Kreu i PD-së Lulzim Basha thotë se Edi Rama në 8 vite ka dështuar.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Basha shkruan se Nuk mund të zgjidhë më asgjë dhe se PD me 25 prill do të sjellë ndryshimin.
“Pas 8 vitesh dështime, Rama po flet për atë që do të bëjë. Pas 8 vitesh dështime, Rama nuk mund të zgjidhë asgjë. Ne mundemi. Më 25 prill ne do të sjellim ndryshimin – Rama do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë” shkruan Basha.