Sa herë që çmimi i naftës rritet në Shqipëri, bordi e justifikon me rritjen e çmimit në bursë. Një rritje e vogël të shënojë bursa, Bordi i Transparencës që të gjithë e njohin si Bordi i Kastratit mblidhet dhe rritë çmimin.
Rasti i fundit e dëshmoi më së miri këtë, kur bordi vendosi që çmimi i naftës në Shqipëri të shitet me 258 lekë për litër.
Mirëpo, së fundmi çmimi i naftës në bursë ka rënë krahasuar me disa ditë më parë, por bordi nuk po mblidhet për të njoftuar uljen e çmimit të naftës në përgjithësi.
Thënë shkurt, kur bordi vendosi që çmimi i naftës në Shqipëri të shitej me 258 lekë për litër, çmimi në bursë ishte rreth 123 dollarë për fuçi, ndërsa sot është 117 dollarë për fuçi dhe bordi nuk mblidhet për të njoftuar uljen e çmimit.
Duket se këto shifra të larta të çmimit të naftës do kthehen në diçka normale në Shqipëri, për sa kohë qytetarët nuk protestojnë.
Ngritja e një Bordi Transparence u bë nga qeveria thjesht për të ulur zemërimin e qytetarëve, por tashmë nuk rezulton vetëm kaq, por dhe një manovër për të zhvatur popullin.