Trafikim mbeturinash, fajde, zhvatje, pastrim parash dhe mashtrim tatimor është ‘përmbledhja’ e goditjes së fundit Blitz të anti mafias italiane kundër bandave të ‘Ndrangheta në Lombardi. Janë 18 të arrestuarit nga Dia, nga Gico i Gardës së Financave dhe nga policia, kundër bashkëpunëtorëve të dyshuar të klaneve kalabreze, veçanërisht në zonën e Lecco. Dhjetë përfunduan në burg, dhe tetë në arrest shtëpiak, me urdhër të gjyqtarit hetues të Gjykatës së Milanos. Hetimi, i quajtur “Cardine – Metal Money” koordinohet nga Drejtoria e Rrethit Anti-Mafia drejtuar nga Zëvendës Prokurorja Alessandra Dolci. Blitz përfshiu tre rajone: Lombardinë, Emilia Romagna dhe Liguria dhe çoi në konfiskimin “me ekuivalent” të mbi 120 mijë eurove dhe aksionet e disa kompanive të përdorura nga të arrestuarit për veprimtari të paligjshme. Gjatë kontrolleve u gjetën edhe armë të të paligjshme.
Hetimi sillet rreth figurës së një emri historik të ‘Ndrangheta në Lombardi, Cosimo Vallelonga, tashmë i dënuar për asocim me shoqatën mafioze në operacionin “Lulet e natës së San Vitos” në vitet nëntëdhjetë dhe për mega hetimin “Infinito” të 2010. Pasi lirimit, Vallelonga mori përsipër frenat e klanit nga dyqani i tij “Arredo mania” në Valletta Brianza në provincën e Lecco.
Këtu ai priste bashkëpunëtorët e tjerë, organizonte klanin dhe menaxhonte gjithë biznesin. Së bashku me të, Vincenzo dhe Pierino Marchio, baba dhe bir. Pierino Marchio ishte dënuar edhe më parë në operacionin “Oversize” sepse ishte i lidhur me “lokalin” e ‘Ndrangheta në Lecco që nga vitet 1960 me në krye familjen Coco Trovato, një aleate e klanit të fuqishëm De Stefano të Reggio Calabria dhe i udhëhequr nga i burgosuri i përjetshëm Franco Coco Trovato.
Marchio ishte krahu i “armatosur” i Vallelonga. Ai ishte përgjegjës për mbledhjen e borxheve, ekspeditat ndëshkuese dhe kërcënimet. Klani, sipas asaj që u rindërtua nga hetuesit milanez dhe të Lecco, i kishte diversifikuar sektorët e tij të interesit, duke përfshirë gjithashtu kufirin e ri të trafikut të mbeturinave. Shefi, në fakt, së bashku me të dyshuarit e tjerë, kishin krijuar kompani për rikuperimin e metaleve dhe duke mashtruar me formularët i kishin hedhur ato në mënyrë të padeklaruar dhe paligjshme. Në këtë mënyrë, edhe përmes ndërmarrjeve të ndryshme ‘fasadë’, si “fabrika të letrës” të thjeshta për të prodhuar fatura të rreme, ai do t’i kishte marrë në dorë 7 milion euro.
Qarkullimi i dokumentuar nga DDA është mbresëlënës: të paktën 30 milion euro në tre vjet, rezultati i blerjes së zezë të materialeve të mbetjeve dhe i trajtuar përmes degëve të bankave dhe zyrave postare në llogari në emër të një të nominuari. Gjatë hetimeve ishte gjithashtu mega kapja e një kamioni, të bllokuar nga Brescia Polstrada në 2018 në provincën e Bergamo, me një ngarkesë prej 16 ton mbetje të rrezikshme dhe radioaktive të përbërë nga bakri i copëtuar.
Më pas paratë përdoreshin për të blerë makina, biznese, bare dhe restorante, për të ngritur biznese të reja, por edhe si kapital për fajde. Të paktën tetë viktima të zbuluara nga hetuesit, disa janë sipërmarrës lombardë, me një qarkullim prej 750 mijë euro dhe 1 milion dhe interesat në norma vjetore interesi deri në 40%. Ata që nuk paguanin, iu nënshtroheshin sulmeve, zjarreve dhe kërcënimeve. (Corriere)