Gazment Kurmaku, 50 vjeç, është ndarë nga jeta mbrëmjen e sotme.
Kryekamarieri në restorantin e Gjergj Lucës është ndarë sot nga jeta pasi prej të paktën 3 ditësh kishte pësuar vdekje klinike, për shkak të lëndimeve që kishte marrë pas një sherri.
Më 2 tetor, Erjon Llapushi, i cili aktualisht ndodhet pas hekurave, ka shkuar si klient në restorant, por 50-vjeçari Gazment Kurmaku e ka njoftuar se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar.
Kjo gjë nuk është pritur mirë nga Llapushi, i cili ka kundërshtuar duke agravuar debatin e nisur mes tyre.
Llapushi e ka goditur Gazment Kurmakun me grushte dhe sende të forta.
50-vjeçari ka rënë duke i përplasur kokën me një pjesë betoni, e pikërisht në këtë moment ka pësuar dhe vdekje klinike.