Nuk ka skandal me te madh per nje Shtet sado pak serioz edhe si ky Shteti yne kur cenohet hapur siguria KombetareDrejtoria e Informacionit te Klasifikuar pajis me çertifikate sigurie te tipit teper sekret per te patur akses ne informacionet e NATOS motren e nje killeri serial
Po te ishte se arrestimi apo zbulimi i vellait vrases me pagese do ishte bere pas dates 6 qershor 2022 kur motra e tij eshte paisur me kete çertifikate, nuk do te ishte skandalPor vellai eshte arrestuar ne date 29 mars 2022 dhe çdo dite eshte lajmi kryesor si i “ penduar” i drejtesise dhe DSIK pajis me çertifikate sigurie te lloit teper sekret motren e tij, ky eshte jo vetem skandal por veper penale per Dorian Tolen dhe sigurimsin Mark Ndreca
Ne çdo vend ku ligji eshte funksional, ky skandal shkonte deri ne rrezimin e qeveriseDSIK qe per raste shume e shume me te vogla se pasja e vellait kriminel e vrases serial me pagese, ka djegur gjygjtare e prokurore, oficere policie me karakter e dinjitet, qe vonon pa asnje baze ligjore çertifikatat e sigurise se Deputeteve, kur behet fjale per motren e nje elementi ne majen e botes se krimit mbyll syte dhe ndoshta e urdheruar nga krimi, leshon çertifikate sigurie qe ne fakt eshte nje çertifikate turpi per çiftin Tola-Ndreca
Sot me shume se gjysma e Deputeteve te komisionit te ligjeve dhe te komisionit te sigurise akoma nuk jane paisur me çertifikate sigurie sepse radhen e kane familjaret e krimineleve dhe njerez te botes se krimit
Ky eshte nje rast flagrant ku mender opozita duhet te kerkoj menjeher ngritjen e nje komisioni hetimor per te kontrolluar praktikat dyshuese dhe korruptive te DSIK per leshimin e çertifikatave te sigurise
Aq me shume qe Shqiperia eshte antare e NATOS dhe lejimi per te patur akses ne informacionet sekrete te NATOS kapercejne kufijt e rrezikut te sigurise tone Kombetare
Ftoj Kryeministrin Rama qe te shkarkoj menjehere drejtorin de juro te DSIK Dorian Tole dhe drejtorin de fakto te ketij institucioni ish sigurimsin Mark Ndreca, kuptohet nese vete Rama nuk ka qene spiun i sigurimit dhe Marku apo shoket e tij nuk kane ndonje material shtrengues per Ramen
Ftoj Deputetet e “ opizites” nese kane sado pak karakter e moral qe menjehere te depozitojne kerkesen per komision hetimore sepse eshte cenuar siguria Kombetare, e te mos bejne teater per komisione hetimore demagogjike
Ftoj Deputetet e nderuar te komisionit te ligjeve dhe te komisionit te sigurise qe te mos heshtin nga servilizmi edhe pse kam bindjen qe jo te gjithe jane servile apo ushtare te partise
Pas dates 6 qershor 2022 ky institucion nuk eshte me ne sherbim te ruajtjes se sigurise Kombetare por nje zyre qe sherben me urgjence per boten e krimit qe krimi te kete akses ne informacionet dhe dokumentat me sekrete te Shtetit
Nuk di pse mediat vizive qe nuk lene teme ordinere pa bere emision, heshtin per nje skandal qe ne çdo vend Demokratik do te kishte patur pasoja serioze
Ftoj SPAKUN por jo ish sigurimsat prokuror ne SPAK qe jane ish kolege te sigurimsit Ndreca, qe te nisin menjeher hetimet nese nuk kane lidhje apo nuk jane te kapur nga çertifikata qe DSIK ka leshuar per ata vete
June 22, 2022
Myslim Murrizi bën denoncimin: Nuk ka skandal më të madh për një shtet se ky
by gazetadrita