Autoritetet e Britanisë së Madhe kanë shpallur në kërkim një shqiptar, ndërsa kërkojnë ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij, duke e cilësuar atë të rrezikshëm.
Mediet angleze raportojnë se është shpallur në kërkim Jeudevnik Selim Ahmati, me origjinë nga Shqipëria, i cili akuzohet se të dielën e kaluar ka sulmuar një burrë rreth të 30-tave në zonën Pier Road, Erith.
Shqiptari përshkruhet si person me trup mesatar dhe me theks europianolindor.
Ai njihet që frekuenton rregullisht pikat e basteve dhe ka lidhje me zonat Bexley, Orpington dhe Greenëich.
“Nëse shihet Selim-Ahmati nuk duhet të afrohet, përkundrazi njerëzit duhet të telefonojnë menjëherë 999. Kushdo që ka ndonjë informacion i kërkohet të telefonojë policinë në numrin 101 ose të kontaktojë përmes Tëitter”-thuhet në njoftimin e publikuar nga policia londineze.