Ekonomia e Shqipërisë është ndikuar ndjeshëm nga pandemia e koronavirusit pas ngadalësimit në 2019.
Këtë thotë agjencia ndërkombëtare Moody’s, e para ndër 3 agjencitë kryesore të vlerësimit të kreditit që vlerëson ekonominë shqiptare në kuadër të pandemisë.
Ajo parashikon që financat publike do të përkeqësohen, megjithëse përkohësisht, me raportin e borxhit qeveritar që tejkalon 80% të PBB-së në 2020
“Profili i kredisë së Shqipërisë (B1 Stable) është i kufizuar nga sfida të vazhdueshme strukturore, profil i dobët fiskal dhe prekshmëri ndaj goditjeve të jashtme,” tha Shërbimi i Investitorëve të Moody’s në raportin e ri vjetor të analizës së kredisë.
Këto sfida strukturore përfshijnë bazën relativisht të ngushtë të eksportit dhe mjedisin e dobët të investimeve, megjithëse është bërë përparim në forcimin e cilësisë së institucioneve në kuadrin e integrimit në BE, veçanërisht përmes reformave në drejtësi.
Profili i kredisë është gjithashtu i prekshëm nga goditjet e jashtme, të tilla si rreziku mjedisor dhe pandemia e koronavirusit. Treguesit fiskal mbeten një sfidë e mëtejshme, siç shihet nga borxhi publik i lartë dhe në rritje, po ashtu edhe rreziqe e detyrimeve të prapambetura.
Një rënie e borxhit publik, së bashku me një reduktim të rreziqeve fiskale të paraqitura nga detyrimet e prapambetura dhe sektori i energjisë, do të ishte pozitiv për kreditimin. Për më tepër, përparimet e mëtejshme në forcimin e institucioneve që përmirësojnë mjedisin e biznesit dhe konkurrencën e Shqipërisë do të kishin një efekt të ngjashëm.
Nga ana tjetër, një politikë fiskale më pak e kujdesshme dhe materializimi i detyrimeve të prapambetura që përmbysnin trajektoren rënëse të raportit të borxhit publik ndaj PBB-së do të ushtronin presion në rënie, veçanërisht nëse goditjet ekonomike dhe fiskale të pandemisë së koronavirusit kanë implikime afatgjatë në kreditim. Sfidat në financimin e deficitit të llogarisë rrjedhëse për shkak të një rënie të ndjeshme të investimeve të huaja direkte (IHD) do të ishin gjithashtu efekt negativ në kreditim, pasi do të ulte angazhimin politik ndaj reformave institucionale dhe ekonomike.
Pak ditë më parë, në një tjetër document Moody’s do të paralajmëronte qeverinë shqiptarë të ketë kujdes me politikat fiskale se përndryshe do të ketë zhvlerësim nga ana e agjencisë.