Monika Lubonja, aktorja e cila po vijon rrugëtimin brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ka shprehur dëshirën që të takojë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliajn.
Mbrëmjen e djeshme në emision, u transmentua klipi kur Monika përshëndet mikeshën e saj Olta Dakun.
Në një moment, Big Brother tregon aktoren e cila shkruan në një fletë dëshirën që ka. Aktorja kërkon që të realizojë një intervistë me Veliajn dhe mikeshën e saj, duke preferuar që kreu i Bashkisë të hyjë në Big Brother.
‘Dëshirat e mia: Intervistë me dy personalitete VIP: Erjon Veliaj dhe Olta Daku’– shkruan aktorja në fletën e dëshirave.
Aktorja Olta Daku e suprizoi mbrëmjen e djeshme Monikën, tashmë mbetet të presim nëse Veliaj do ia realizojë ëndrrën që ka.
Aktorja Monika Lubonja është renditur si këshilltare e kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në databaz-ën e të dhënave personale aktorja rezulton se paguhet 114.000.00 lekë.