Nga Andi Begolli
Na e kthyen në stres. Më kujtohen vitet 2000, që kur hyje në Myslym Shyri, të dukej sikur dëgjoje muzikë klasike të zgjedhur, nga gjeneratorët çdo një metër. Një tmerr.
Ne nuk kuptonim gjë se ishim të mësuar me këtë ndotje akustike të vazhdueshme, dhe kur vinte ndonjë i huaj e na e vinte në dukje, hapnim sytë dhe e mbyllnim me shprehjen ‘i huj mo’.
Në atë kohë edhe mund t’u jepje të drejtë, e theksoj, edhe… pasi e gjithë loja ishte ‘ju ngrit Fjerzës apo jo?’ ‘Shkoi 85 metra. Mos, do mbushet plot. Do hapen portat.’ Dhe kështu ndodhte.
Drita s’kishim. Në kohën kur mbushej Fjerza hapeshin portat dhe 3-4 qytete përmbyteshin.Vijmë tek ditët e sotme. Ditët e lavdisë. Ku teknologjia na ka mbytur në çdo hap që hedhim. Ku pritshmëritë i kemi të larta… vetëm se jemi sërish në vitin 2000. Pa drita. Ose më mirë me thënë, një herë po e një herë jo.
Se që të funksionojnë ato aparaturat e teknologjisë së lartë duhet energji elektrike. Po nejse… në një diskutim që po bëja me një mikun tim po më thoshte që sot janë në plan 700 Hidrocentrale. Saaaàaaa? Për çfarë?
Gjysma e tyre janë bërë dhe ja si është gjendja. Si në 2000. Edhe javën e kaluar u përmbytën nja 3-4 qytete, fiks si në 2000. Vetëm me një ndryshim shumë të madh. Me 700 hidrocentrale në xhep.
Me të gjithë lumenjtë (përveç Vjosës) të shkatërruar, me shkatërrimin e qindra fshatrave pasi po u hoqe ujin, u ke hequr jetën, dhe të mos flasim për dëmet natyrore që do të shkaktohen…. dhe të gjitha këto për çfarë?
Që të mbetemi prapë pa drita? Jo faleminderit.
Më mirë pa drita dhe me gjithë këto të tjerat, sesa kështu… ziiiiii