Ka nisur ditën e sotme pelegrinazhi i bektashinjve në Malin e Tomorit.
Besimtarët i janë drejtuar malit të shenjtë.
Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj uroi dhe u lut që ditët e vështira nga pandemia të kalohen me sukses, raporton gazeta Drita.
“Këto ditë janë të gjitha të shënuara. Kjo ditë që jemi këtë muaj, ne bëmë festën e Ashures dhe tani këto ditë të shenjta, ku i lutemi Zotit për mirësinë dhe dashurinë dhe të luftojë këto sëmundje të rënda që i kanë rënë njerëzimit” u shpreh Baba Mondi, përcjell gazeta Drita.
Festa nis në datë 20 gusht dhe përfundon në 25, por dita kulminante është 22 gushti, ku pelegrinët kryejnë ritet duke bërë kurban, ndezin qirinj dhe luten.
Një arsye më shumë për të ngjitur Tomorin këtë vit është edhe shtrimi i rrugës, e cila ishte bërë gangrenë për shumë vite duke rritur pritshmëritë që të ketë një numër të madh pelegrinazh. #GazetaDRITA