“Djegia e mandateve, vendimi më idiot, më i çmendur, më antikushtetues dhe më antishqiptar”.
Kështu u shpreh presidenti Ilir Meta në Çim Peka Live duke iu referuar vendimit ekstrem që mori opozita në 16 shkurt të vitit 2019, duke braktisur Kuvendin.
Presidenti ka deklaruar sot për herë të parë se LSI e ka dëmtuar shumë pasi mbështeti vendimin e Lulzim Bashës për të djegur mandatet, raporton gazeta Drita.
Meta:
Po e them sot, LSI-ja e ka dëmtuar shumë Ilir Metën, në mënyrë tinëzare.
Ishte një mënyrë idioteske, vendim idiot dhe kriminal, u krye nga duart më të zeza të historisë që ka futur duart ndonjëherë.
Dëgjuan vetëm dy diplomatë dhe bënë aktin e paligjshëm të dorëzimit të mandateve.
Ilir Meta ka qenë kundër djegies së mandateve.
U shkuan ata dy diplomatët dhe u thanë, ‘merrini tani këto dhe çojani KQZ-së, shpejt, shpejt’.
Dhe për herë të parë po them që LSI ka qenë ajo që e ka penalizuar dhe dënuar Ilir Metën, duke e mbështetur këtë vendim të Lulzim Bashës.