Sekretarja e Përgjithshme e PDIU, Mesila Doda, bën dallimin mes të majtëve dhe të djathtëve, pas intervistës së ish-kryeministrit Fatos Nano.
Doda shkruan se Lulzim Basha nuk e vrau babën, duke iu referuar Sali Berishës, kur e pyetën se ku do të kandidonte ai për zgjedhjet e 25 prillit. Kurse për socialistët, ajo shkruan se e nxorën Fatos Nanon nga shtëpia prej leckash, dhe kur panë keq e rifutën në shtëpi.
“Kur e pyeten Lulzim Bashen ku do kandidoje Sali Berisha u pergjigj ku te doje… shpesh kjo ka qene dhe akuze qe i eshte bere, se nuk e vrau baben po e mbajti ne krye te vendit.
Te majtet e nxorren baben nga shpia per leckash, e lane rrugve 8 vjet e kur e pane keq e rifuten ne shpi, te katandisur si paraxuth…
Ky eshte ndryshimi mes te majtes dhe te djathtes… respekto traditen e ndero te kaluaren tende”, shkruan Mesila Doda.