Lëvizjet e gazetarëve duket se gjenerojnë herë pas here frymën e masmedias duke ndryshuar gjithashtu edhe ngjyrat e ekranit.
Ashtu si çdo sezon, veror apo dimëror edhe këtë herë janë shënuar kapërcimet e para.
Së fundmi një lëvizje ka ardhur nga një prej televizioneve informative të vendit.
Bëhet fjalë për gazetarin Besard Jacaj, i cili mësohet se pas shumë vitesh ka zgjedhur të largohet nga “Report TV”.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Jacaj i cili përmes një statusi në rrjetin social Facebook shkruan:
“Të dashur miq, shokë dhe të njohur, real e virtual…Pas fiks 3 vite e tre muajsh punë, kam vendosur të jap dorëheqjen nga ekrani i Report TV, duke pranuar një ofertë që s’mund t’i thoja dot jo.Një falenderim shkon për të gjithë teleshikuesit e këtij ekrani që në të gjitha formatet, qëndruan besnikë dhe sollën zërin e tyre pikërisht në këtë ekran.Një falenderim patjetër duhet ta bëj edhe për qindra të ftuar në këto muaj, sidomos për ata që pavarësisht rrethanave, gjithmonë thonin Po!Edicion pas edicioni, puna më ka përballur edhe me njerëz që talentin e vetëm në jetë kanë futjen e shkopinjve nën rrota. Shkopinjtë jam munduar t’i bëj shkallë për t’u ngjitur më lart, ndërsa rrotat mbetën rrugëve, në kërkim të njerëzve të tjerë për t’i penguar, për të mbrojtur me thonj suksesin që kur është ashiqare i pamerituar, nuk zgjat më shumë se titrat e një lajmi të fundit. Ne bashkë do të takohemi shumë shpejt (dhe shumë shpesh) sepse TV pa mua bën, por unë pa TV bëj namin!
I juaji, Bes JacajP.S Edhe pak ditë mos e ndërroni stacionin
“, nënvizon Jacaj.
Më herët, gazetari ka drejtuar një ndër emisionet e këtij kanali si dhe ka përcjellë disa prej edicioneve kyçe të ekranit të “ReportTV”.