Një 19-vjeçare nga kryeqyteti është vendosur nen hetim nga prokuroria e Tiranës për kanosje dhe falsifikim të të dhënave kompjuterike, pasi duke përdorur Instagram-in ajo kërcënoi një vajzë të mitur duke i kërkuar asaj që të lidhej me të.
15-vjeçarja, e cila është gjimnaziste, tregoi se u ngacmua nga një femër te cilën e njohu një vit me pare gjate ndeshjes kombëtare të futbollit për vajza. Nga ana tjetër vajza e akuzuar me inicialet A.F këmbëngul se ka qenë e lidhur me denoncuesen dhe se mbas ndarjes në dëshpërim e sipër ajo vendosi ta kërcënojë.
Sipas materialit hetimor, e mitura zbuloi se përveç llogarisë se saj dikush kishte hapur disa adresa Instagrami me te njëjtin identitet. Por kur ju lut qe t’i mbyllte, gjimnazistja tregon në Prokurori se personi ne anën tjetër ishte një femër si ajo që kërkonte lidhje brenda të njëjtës gjini.
“Vajza me emrin A.F propozoi që të qëndroj një natë me të në hotel ne te kundërt ajo tha se nuk dorëzohej dhe se do ti shkruante kujtdo qe njihja”, referohet e mitura ne shkresat e prokurorisë, ndërsa ky version vërtetohet edhe nga këqyrja kompjuterike.
Por ndërkohe 19-vjecarja e vënë nën hetim ka pretenduar se mes tyre kishte patur një lidhje intime, që sipas saj u mbyll nga gjimnazistja pa i dhënë asnjë shpjegim.