Analisti Shpëtim Nazarko ka shpërthyer në sharje mbrëmjen e djeshme ndaj ish-kryeministrit Fatos Nano.
Nazarko teksa ka folur për politikën në Kosovë dhe atë në Shqipëri, ka shpërthyer ndaj Nanos duke thënë se Shqipëria e ka bërë atë 5 herë kryeministër, ndërsa ai nuk i dha asgjë vendit.
“E pashë atë dhe më erdhi ndot nga ai.
Ekonomist që nuk i ka dhënë asgjë Shqipërisë, po nuk ka shkruar një artikull të vetëm dhe ka fytyrë të na japë mend atje si një dordolec politik, e turpshme.
Më erdhi ndot, vetëm se kisha tim atë sëmurë se do t’i kthehesha dhe t’i thosha o budalla ke 30 vjet, na mbahesh dhe burrë i mençur, hale.
Ku i ke ata artikuj, nuk ke shkruar një artikull, ke 30 vjet, të ka bërë 5 herë kryeministër Shqipëria, s’ke thënë një llaf, s’ke folur një llaf.
Vetëm rri atje para gaxhoit, pi konjak dhe i dërdëllis popullit tënd, se ç’ishte ky e, se ç’ka ky e, se ç’bën ky.
T’i vijë turp që del në televizor, që zë dhe ekranet. E ka bërë 5 herë ky vend, ia ka shpërblyer ato 5 vjet burg me 5 herë të bërë kryeministër.
S’ka thënë asnjë ide dhe vazhdon të mbajë prapë atë megalomanin. Ide ke apo jo? Po shkruaj një artikull. Shkruaj dhe budallallëk,” tha ai ndër të tjera për “real story”.
Fatos Nano disa ditë më parë ishte i ftuar në “opinion” dhe ka qenë pikërisht kjo intervistë që ka shkaktruar edhe debate të shumta.