Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që materniteti “Mbretëresha Geraldinë” t’i nënshtrohet rikonstruksionit, si dhe të shtohet një godinë 3 katëshe.
Por ky vendim ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, pasi kjo ndërtesë shihej si një monument për kryeqytetin.
Aktivisti Ervin Goci ka dalë kundër këtij vendimi të ministrisë, duke u shprehur se kjo ndërtesë që po prishet është një monument që lidh shumë qytetarë me kryeqytetin.
“Ju kujtoni se vrisni ndertesat e mendoni se ato nuk na perkasin, po harroni se nese ndokush nga ne e asocion veten me kete qytet, eshte per shkak te ketyre monumenteve qe ju po prishni..ne nuk do ju leme te vrisni shpirtin e ketij qyteti, se po na vrisni direkt ne..I keni ca borxhe ketij qyteti, qe do t’i paguani nje me nje”, shkruan Goci.