Marrin fund problemet e furnizimit me energji elektrike në zonën e Belshit.
Deputeti socialist Musa Ulqini ka ndarë ne rrjete sociale lajmin për përfundimin e punimeve të rikonstruksionit të nënstacionit të tensionit të lartë. Ndërkohë ai ka bër me dije se deri nê fund të vitit përfundon edhe një tjetër investim i rëndësishëm. “Këto foto që shikoni janë të nënstacionit të tensionit të lartë në Kajan, bashkia Belsh.
Për rikonstruksionin e tij u shpenzuan 1.2 milion euro.Gjithashtu u bë edhe rikonstruksioni i nënstacionit në Cërrik, pjesa që furnizon Belshin në vlerë 300 mijë euro. Deri në fund të vitit përfundon zëvendësimi i linjës 110 KV Cërrik- Kajan dhe Cërrik- Belsh në vlerë 2 milion euro.
Ndërkohë në vitin 2021 përfundon edhe rikonstruksioni i plotë i nënstacionit të Belshit. Në këtë mënyrë jetësohet plotësisht angazhimi ynë që furnizimi me energji elektrike i banorëve të bashkisë Belsh të jetë i pandërprerë dhe me parametrat e duhur teknik.
Merr fund kështu shqetësimi i banorëve të Dumresë, të cilëve u dëmtoheshin paisjet eletroshtëpiake nga luhatjet e tensionit, tensioni i ulët ose ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike për shkak të amortizimit e dëmtimit të nënstacioneve përkatëse dhe të linjës së furnizimit 110 KV”, shkroi deputeti Ulqini në facebook. Belshi është rikthyer vitet e fundit në një atraksion turistik për pushuesit e vendas dhe të huaj.
https://www.facebook.com/109787104211822/posts/162132195643979/