Mediave serbe kanë reaguar lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama nga Kosova për Serbinë, raporton gazeta Drita.
Sipas B92, Rama qartazi sulmoi Serbinë fill pas takimit me Kurtin. Në median e mirënjohur serbe shkruhet se Rama akuzoi Serbinë për manovra teatrale luftarake e të tjera akte.
Kjo vizitë e Ramës vjen fill një javë pas nisjes së tensioneve në Veri të Kosovës dhe qartazi kryeministri shqiptar kësaj radhe u rreshtua në krah të Prishtinës, edhe pse nuk hodhi poshtë nismën “Open Balkan” që ka ndërmarrë me Vuçiç dhe Zaev.