Gazetari Klodian Tomorri ka treguar disa episode se çfarë ndodh në mesnatë në rrugët e Tiranës duke akuzuar autoritetet e Policisë Rrugore të Tiranës për mungesë profesionalizmi dhe trajtim me dy standarde të shkelësve të ligjit.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Tomorri shkruan se makina me shpejtësi skëterrë lëvizin të shkujdesura pa u ndëshkuar.
“Mbreme, pasi mbyllem emisionin tek Ylli, nga ora 12 isha duke u kthyer ne shtepi.
Nga redaksia, qe eshte afer TEG-ut deri tek bulevardi i ri ku parkoj, mund te kem ndeshur nja 10 makina me shpejtesi sketerre. Identikiti eshte thuajse i njejte.
Shumica jane cerra nga keta cunat e baballareve me makina super te shtrenjta ose laca, qe ecin me shpejtesi edhe brenda rrugeve te qyteteve, ta bejne me drita te futen ne parakalim edhe ne rrethrrotullim.
Ato dritat mund edhe te te nxjerrin nga rruga se te verbojne, por nuk eshte ky problemi.
Problemi eshte, i ndalon ndonjehere njeri keta? Se nuk ka mundesi qe ky soj te mos beje shkelje rrugore ashtu si ecin. Kur i ndalojne a u vene masa ndeshkuese?
Nuk e di dmth, por ajo qe di me siguri eshte se ti mund te jesh super i kujdesshem ne makine, por ne Shqiperi mund te vdesesh ne cdo moment. Per shkak te ketij soji”, shkruan Tomorri.
Ndërkohë, më herët, shefi i Qarkullimit Rrugor të Tiranës, Erion Ahmetaj, ka folur për aksidentet rrugore ku sipas tij Tirana prej 8 vitesh ka një rënie në numrin e të vrarëve në krahasim me vitet tjera dhe sipas tij ky rezultat është atribut i punës së policisë.
Ai deklaronte në emisionin “Bardh a Zi” se përgjegjësi për aksidentet më së shumti kanë këmbësorët.
“Janë tre katër faktorë në ndodhjen e aksidenteve. Ajo që është më kryesorja, është respektimi i sinjalistikës nga këmbësorët, ku numrin më të madh të ngjarjeve rrugore në Tiranë e kapin këmbësorët për shkak të mosrepesktimit të rregullave të sinjalistikës horizontale dhe vertikale”, është shprehur Ahmeti.