Kreu i PD Lulzim Basha ka përsëritur sot që “në pikë të mëngjesit” optimizmin për zgjedhjet e 25 prillit, për të cilat thotë se shqiptarët do të ndëshkojnë me votë Edi Ramën.
Lulzim Basha si rrallëherë, ka shkruar mëngjesin e sotëm në Facebook dhe ka përsëritur një prej shprehjeve të tij më të përdorura gjatë ditëve të fundit.
“Në 25 Prill, Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbë”, shkruan Basha.Kujtojmë se, ditët e fundit Partia Demokratike ka prezantuar programet e saj për Ekonominë, Shëndetësinë dhe Arsimin, dhe nën sloganin “Shqipëria fiton”, demokratët shprehin bindjen se 25 prilli do të jetë dita e ndryshimit.