Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka botuar një libër me titull “Misioni im”.
Ashtu siç shkruhet, përmes këtij libri, Basha u bën një ftesë publike të gjithë shqiptarëve që ta votojnë për kryeministër.
Në kopertinë shihet një foto e kryedemokratit dhe titulli i librit më shkronja të kuqe “Misioni im”. Çmimi i librit në treg do të jetë 10 mijë lekë të vjetra.
Në këtë libër, Basha rrëfen në vetën e parë të gjitha ngjarjet gjatë karrierës së tij politike, si i ka përjetuar që nga viti 1992 dhe betejën opozitare të viteve të fundit.
Sipas informacioneve, ai do ta prezantojë librin gjatë ditës së sotme.