Nga kryeministri Edi Rama duket se vijnë sinjale gjithnjë e më shumë se pos Erion Veliajt, është edhe një emër tjetër ku ai po investohet për ta pasur si trashëgimtar politik të tij në PS.
Fjala është për Belinda Ballukun, aktualisht ministre Transportesh, e cila pritet të jetë edhe deputete në shtator pas votave të marra në Tiranë.
Balluku njihet për potencialin e saj teknokrat, por së fundit po tenton dhe sprovat e forta politike të ngarkuara nga Rama.
Nga një ish-zyrtare e Bashkisë së Tiranës në epokën “Rama”, ajo nuk qe në skakierën e parë të të përzgjedhurve të tij në kushtet e marrjes në dorë të qeverisjes në 2013-n.
Por në mandatin e dytë, pasi punoi në strukturimin e Air Albania-s, Balluku, nga drejtuese e Albcontroll-it, surprizoi shqiptarët ku kaloi në llogoren e parë të qeverisjes si ministers, duke marrë në dorë dikasterin delikat e përcaktues në performancën qevrisëse, atë të Transporteve dhe Energjitikës.
Së fundmi, Balluku është përzgjedhur nga Rama të marrë pjesë në një takim në nivel kryeministrash, më saktë në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Vjenë, organizuar nga Kancelari Kurz.
Po në kuadër të kësaj conference, ajo së fundi njofton një takim të saj me Zoran Zaev, duke shkruar:
“Gjatë takimit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor, zhvilluar në Vjenë, pata mundësinë për të diskutuar nga afër bashkëpunimin tonë rajonal me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev Jetësimi i korridorit të VIII është projekti më ambicioz mes vendeve tona dhe ne kemi një plan të qartë për zbatimin e tij”.
Kështu, pozicionimi i fortë politik i Ballukut në këtë rast, është sinjali se kush janë ato potenciale te të cilët Rama po projekton trashëgiminë politike.
E njohur për marrëdhëniet e ngushta që ka me ish ministrin Saimir Tahiri dhe klanin që ai ka lënë pas në PS me deputetë, ish ministra dhe ministra, Balluku duket se po rivalizon Veliajn i cili duket se nuk është në ditët e tij më të mira të raportit me Ramën.
E kjo veç të tjerash u pa në Kongresin e fundit të PS ku Veliaj ishte ulur përtej vijës së parë ku ishin ulur drejtuesit politik.
Megjithatë, referuar zhvillimeve vetë klima politike në Shqipëri ka dëshmuar që nuk është fort favorizuese për të bërë parashikime afatgjata mbi fatin e drejtimit të një force politike. E sidomos Partisë Socialiste.