Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla ishte ndër të parat që ishte për ngushëllime në shtëpinë e Lulzim Bashës.
Ajo që ra në sy të pjesëmarrësve në këtë ceremoni, ishte qëndrimi i gjatë, përtej kufijve të një ngushëllimi formal dhe biseda midis kryeparlamentares Nikolla dhe Kryetarit të PD, Basha.
Babai i Lulzim Bashës, Xhelal Basha, u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, në moshën 85 vjeçare.