Do të mjaftonte veç ndjekja e raportimeve të fundit mediatike për të kuptuar se siguria rrugore ka arritur në nivelet e saj më të ulta me një thellim të ndjeshëm të bilancit të aksidenteve.
Për të mos mjaftuar përgjakjet automobilistike që shënohen në akset më delikate dhe të riskuara të vendit, së fundmi është shtuar edhe Tirana.
Moszbatimi rigoroz i Kodit Rrugor, ka bërë që hendeku të rritet edhe më tej duke u shndërruar në një problem serioz e cila ka nevojë për analiza dhe strategji afatgjata në mënyrë që të minimizohen problematikat.
Por përpos papërgjegjshmërisë së shoferëve, mosmarrja e këtyre masave nga institucionet ligjzbatuese të linjës, e rëndon akoma e më shumë gjendjen aktuale.
Për të ilustruar më thjeshtë këtë, do të mjaftonte të merrej si shembull rati i aksidentit para kryqëzimit të RTSH-së i cili tronditi kryeqytetin.
Le të kujtojmë se bëhej fjalë për një makinë BMW të drejtuar nga shtetasi Stiverjan Dashi e cila hyri në kryqëzim me semafor të kuq dhe me një shpejtësi skëterë prej 150 kilometra në orë.
Makina me targë 009 YV e llojit BMW me motor të madh dhe shumë të fuqishëm, rezultonte në pronësi të një ndërmarrje fasonerie në Kamzës.
Për këtë aksident nuk do të mjaftonte një raportim i thjeshtë megjithëse Policia e Tiranës nuk kishte asnjë njoftim edhe pse ai ishte shumë i rëndë dhe ndodhi në një zonë me shumë lëvizje këmbësorësh.
Teksa u përfol për makinën luksoze, shpejtësinë marramendëse apo tronditjen e kalimtarëve, media nuk shkoi përtej ngjarjes për të nxjerrë përgjegjësinë institucionale.
Mjafton një kontroll i thjeshtë në sistem për të kuptuar se shkaktari i aksidentit, shtetasi Stiverjan Dashi rrezultonte se kishte marrë 8 masa administrative në tre muajt e fundit dhe pavarësisht se nuk i kishte paguar, lëvizte krejt lirshëm para punonjësve të Policisë Rrugore Tiranë.
Gjobat rezultojnë për kalim semafori me te kuq, tejkalim shpejtesie, etj dhe Policia e Tiranës e lejonte te levizte ne rruget e kryqytetit.
Nëse një qytetar i zakonshëm pa lidhje miqësie, rryshfete apo njohje do kishte kryer këto kundravajtje, minimumi do të ndëshkohej me heqje patente dhe bllokim makine.
Ndërkohë, edhe pas kësaj ngjarje të tmerrshme, u raportua se shoferi, një i ri i apasionuar pas makinave të shpejta ka marrë vetëm një dënim administrativ për aksidentin i cili mund të kishte shkaktuar edhe viktima.
Do të mjaftonte veç ky shembull për të ngritur disa pikëpyetje se si funksionon Policia Rrugore në Tiranë dhe si bëhet ndasia mes qytetarëve të mundur dhe atyre të pamundur.
Në të tilla situata, nuk do të mjaftonte përgjegjësia e veç një polici të zakonshëm kur urdhërat vijnë nga shefi i policisë rrugore në Tiranë, Erjon Ahmeti.
Ky i fundit, falë lidhjeve personale që ka vetë apo përmes bashkëshortes së tij gjyqtare Alma Ahmeti, i ka shpëtuar përgjegjësisë ligjore duke rrefuzuar qoftë edhe të prononcohet për këto ngjarje si dhe pse sot institucioni që ai drejton nuk ka strategji efikase apo pse trajtohen ndryshe shoferët para punonjësve të policisë rrugore.
Kjo qasje e gabuar dhe ky keqpërdorim i pozicionit drejtues jo vetëm që ka rritur pakënaqësinë e qytetarëve, por edhe rritur dyshimin mbi rolin e Ahmetit në krye të Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës.
Më poshtë po pasqyrojmë edhe numrin e gjobave që shkaktari i aksidentit në Tiranë kishte dhe duke shfrytëzuar njohjet mundte t’i shpëtonte përgjegjësisë.
Për të ndjekur gazetën DRITA në Facebook kliko (KËTU)