Boksieri shqiptar, Florian Marku, para pak çastesh bëri të ditur se më 25 gusht në ‘Air Albania’ do të përballet me meksikanin, Miguel Parra Ramirez, i cili gjatë karrierës së tij ka dy humbje në 24 meçe.
Florian Marku do të kërkojë titullin e dytë të ‘WBC Silver Interim’ në karrierën e tij ndaj boksierit, Miguel Parra Ramirez.
Ramirez në 24 meçe ka arritur 21 fitore, dy humbje dhe një barazim. Nga të gjitha triumfet ai ka arritur 14 prej tyre t’i përfundoj me nokaut, ndërsa me nokaut është mposhtur në dy prej tyre.
Përballja e tij e fundit kishte qenë javën e kaluar kundër Adalberto Borquez, të cilin e kishte mposhtur me nokaut teknik.
Derisa, Marku për herë të fundit kishte dalë në ring më 2 prill të këtij viti, ku ishte ndeshur me Chris Jenkins të cilin e kishte nokautuar në raundin e katërt.