Nga Elton Koka
Një raport i publikuar sëfundmi mbi monitorimin e Kuvendit ka folur për memecët deputetë, që as flasin e as nuk i ka parë kush janë, e çfarë bëjnë këto 8 muajt e fundit.
Njëri prej këtyre deputetëve që nuk kishin folur fare, po fare fare në 8 muajt e fundit rezultonte të ishte edhe Niko Peleshi, ish-zv.kryeministër dhe ministër, që Rama e vuri drejtues qarku për Korçën në zgjedhjet e ardhshme.
Nuk dihet pse i është dhënë detyra e kreut politik të qarkut një njeriu që u hoq nga posti i ministrit si paaftë. Në Korçë, njeriu i vetëm që rri Niko është berberi personal që i depilon më shumë mendjen, ndërsa në Tiranë rri me Anila Bashën, ku shpesh këndon këngën “Eja o shoku im”.

Në Korçë, kanë nisur romuzet në Pazar, ku thonë se si mund të caktohet Nikua kryetar qarku, ku ai merr më pak vota sesa qimet që i heq berberi qylaxhi çdo javë. Ky i fundit ka berberhanen në pallatin në qendër të qytetit, e ndërtuar me ndërhyrjen e Peleshit që thuhet se morri 30 mijë euro nga investitori me llagapin Zape.
Në Korçë, Zape, njohin një rezervuar patash, diku para se të hysh në Boboshticë. Thonë që Niko me berberin, lahen në Zape, sa herë patat dalin në rrugë të trembura nga era e leshit të Peleshit…
E në këtë atmosferë “lufte” me patat e Zapes, Niko, nuk di si ta marrë këtë emërim të ri të Ramës.Është provokim, apo do e heqë si të paaftë, siç ka bërë në të kaluarën…kjo mbetet për tu parë.