Gazeta DRITA ka mësuar se një nga viktimat e atentatit të ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit është shtetasi Erigers Mihasi.
Ky i fundit ka qenë duke udhëtuar në automjetin tip Audi A 8, kur ai është pre e breshërisë së plumbave.
Mësohet se atentatorët kanë qëlluar nga një automjet në lëvizje duke lënë të vdekur në vend dy personat që udhëtonin, raporton gazeta DRITA.
Por kush është Erigers Mihasi?
Ai nuk është një emër i panjohur për policinë.
Tre vite më parë u shoqërua për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen e ndodhur në lokalin Monopol, në ish-Bllok.
Më herët ai është arrestuar edhe si person i dyshuar për grabitjen, plagosjen, vjedhjen dhe torturimin e prindërve të Elton Çiços në Tepelenë, por gjykata e liroi nga qelia për mungesë provash.
Viktima tjetër është Armand Dumani 26 vjeç. Deri tani gazeta DRITA mëson se Mihasi ka qenë në drejtim të mjetit, ndërsa Dumani ka qenë pasagjer.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës. #GazetaDRITA