Ish kryeministri Sali Berisha vijon ta mbajë mister qarkun ku do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit.Gjatë një interviste për “RTV Ora” Berisha tha se do jetë PD ajo që do e vendosë për qarkun ku do të kandidojë në këto zgjedhje parlamentare.
“Atë nuk e mbaj unë sekret. Ai është një vendim që do ta shpallë për gjithë deputetët e tjerë Partia Demokratike. Dhe unë e gjykoj se nuk do ishte një veprim i justifikuar nga ana ime të flisja para vendimeve të partisë. Nuk mund të flas para vendimeve të partisë. Asgjë nuk ka mbi ligjin e partisë në këtë periudhë. Natyrisht. Nuk jam prej guri. Edhe unë kam preferencat e mia por do të jetë PD që do të vendosë”, tha Berisha