Monika Kryemadhi tha në Open se koalicioni i opozitës së bashkuar ekziston dhe futja me lista të ndara bëhet për maksimizimin e votës.
Kjo deklaratë u kundërshtua nga analisti Andi Bushati dhe Arion Sulo të cilët thanë se LSI dhe PD po bien në kurthin e Edi Ramës.
Debati në studio:
Kryemadhi: Nga ana matematikore marrim qarkun e Gjirokastrës dhe Dibrës dy mandate që u hoqën në mënyrë të paligjshme, automatikisht i jepnin 3 mandate opozitës. Për 120 vota humbi mandatin e dytë. Çështja e një liste të vetme nuk ka efekt, mund të jetë deri diku Korça. po ta ndash listën në dysh i bie ½ DHE ½ i bie 140 emra do ndahej në gjysmë elektorati. Vijmë në variantin tonë.
Andi Bushati: Njerëzit do votojnë për Monikën apo për të rrezikuar eritokracinë në vend.
Kryemadhi: Vijmë tek rasti ynë 1/3, 1/3 dhe 1/3 më shumë marrim. Marrin më shumë 1/3 apo 2/3. Pse më dogja unë 20 mandate për Lulzim Bashën? Nuk mund të bëj çelësin e suksesit të Edi Ramës. Edi Rama u bë armik me gjithë Evropën, unë do të ruaj karrigen time?
Arion Sulo: Po bini në kurthin e Edi Ramës. Ai donte që t’ju përçante.
Kryemadhi: Zgjedhjet fitohen me frymë. Është shumë e thjeshtë ndaj një mollë përgjysmë dhe ndaj një mollë tre herë, kush merr më shumë.
Andi Bushati: Po të shikosh gjithë analistët e paguar nga Edi Rama bëjnë propagandë që opozita të dalë e veçuar, ose bëjnë propagandë kot ose se di.
Kryemadhi: Ata nuk janë budallenj.
Arion Sulo: Shiko Vlorën.
Kryemadhi: Në Vlorë nuk janë më Habilaj. Matematika ka frymën e vet.
Arion Sulo: Me të gjithë ngatërresën që po bëni nuk do arrini të merrni shumicën.
Kryemadhi: Do marrim 100 mandate.