Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka vizituar sot Maliqin e Korçës, ku ka zhvilluar atje dhe një takim me gratë e zonës.
Kryemadhi ka vënë re se aty mungonte rinia dhe shpresa për të jetuar, e për këtë bëri fajtor kryesisht kryeministrin Rama, pa harruar edhe veten apo kolegët e tjerë.
Ajo tha se njerëzit duhet të shkojnë të gjithë në 25 prill të votojnë, pasi vetëm kështu vjen ndryshimi i shumëpritur.
Kryemadhi: Unë isha në Pogradec nëpër fshatra, në qytet. Ishim nëpër shtëpi dhe ajo që vëmë re është largimi. Një nga problemet më të mëdha është boshatisja dhe shpopullimi i fshatrave dhe sidomos qyteteve që janë në kufi. Përrenjasi, Pogradeci po ashtu, që të thuash është një qytet turistik, vjen në Korçë e njëjta gjë. Edhe pse shikojmë atë turizmin për momentin, një të shtunë ose të dielë, por ja ku jemi sot këtu në Maliq dhe ja si thoni ju, që tërë fëmijët i keni jashtë.
Ndërkohë që pensionet e pensionistëve që janë të vetën nëpër shtëpia janë ku thërret qameti. Ndërkohë vajzat dhe djemtë e rinj mezi presin të ikin, sepse nuk kanë një vend pune, nuk kanë një mundësi. Vështirësitë ekonomike shtohen çdo ditë e më shumë.
Fuqia që kanë gratë është e jashtëzakonshme. Është fuqia e nënës, është fuqia e vajzës, e gruas, ajo që mban në njëfarë mënyrë familjen. Një nga problemet më të mëdha është që shteti nuk u gjendet qytetarëve, edhe pse qytetarët paguajnë taksa, edhe me atë fukarallëkun dhe pamundësinë e vet, por taksave u rrinë gati, dritave, ujit, taksave të bashkisë, taksave të pastrimit. Çdo ditë u shtojnë taksat, por kur vjen puna për t’iu gjendur njerëzve nuk iu gjenden.
Edhe ne kemi bërë gabimet tona si politikanë, sepse arsyeja që është kjo gjendje kaq e tmerrshme vjen edhe si rezultat i indiferencës sonë, apo herë pas here i pakujdesisë. Dhe në fakt çfarë kemi prodhuar? Kemi prodhuar një arrogancë politike, njerëz që nuk duan t’ia dinë për njerëzit. Qeveri të cilat nuk kanë frikë nga vota, edhe pse krijohen dhe shkatërrohen nga vota e popullit. Pra do të thotë që ata nuk kanë më frikë nga njerëzit të cilët i kanë votuar. Duhet të punojmë që deri më 25 prill t’i çojmë të gjithë tek kutia e votimit.
Me kohën do japim mundësi, sepse edhe do takojmë më shumë njerëz, edhe do bindim më shumë njerëz. Ka socialistë të zhgënjyer, të cilët kanë edhe frikë të dalin hapur apo të shprehen, por e mbajnë brenda vetes së tyre. Por ka ardhur koha që në të shkojmë shtëpi më shtëpi.
Ne nuk do të ndalemi. Unë e kam thënë që Endriti do takojë 1500 njerëz në ditë, së bashku me Petrikën, Faslliun, me Dafinën, bashkë me ju, me të gjithë ata studentë që kemi në Korçë.
Në Pogradec kur isha, në një nga lagjet më të vjetra të Pogradecit, të njëjtën gjë thanë: Do ta tërheqim zvarrë. Në fakt qëllimi ynë nuk është ta tërheqim zvarrë atë. Qëllimi ynë është ta ndryshojmë këtë tranzicion. Të largojmë këtë lloj sistem të kalbur, që në njëfarë mënyre punon për 3 veta. Nuk mund të punojë e gjithë Shqipëria për 3 veta. Nuk mund të punojë e gjithë Korça për Rragamin. Rragami rrugët, Rragami sheqerin, Rragami hotelet, Rragami kullën, Rragami dreqin e shejtanin. Pra Rragami kontrollon çdo gjë. Nuk ka më në dorë të një njeriu. Nuk mund të kenë oligarkët në dorë jetën e njerëzve. Nuk mund të ketë Edi Rama çdo gjë. Nuk mund të punojë një njeri dhe të shfrytëzojë të gjithë popullin.
Nuk ka më. Shqipëria është e të gjithëve. Shqipëria nuk është as e Edi Ramës, as e Monikës, as e Lulzim Bashës, as e Ilir Metës. Ne të gjithë jemi kalimtarë, këtu të vetmit njerëz që qëndrojnë janë shqiptarët, janë fëmijët tanë. Janë nipërit e mbesat. Kanë kontribuar e punuar gjyshërit tanë, pavarësisht se çfarë sistem ka qenë. Ishte fabrika e sheqerit, por punonte i gjithë qyteti, i përgjigjej.
Sot ndërkohë të gjithë ato toka mund të kthehen në prodhimtari për panxharin e sheqerit, mund të bëhet sërish fabrika, e cila mund të kthehet në një fuqi punëtore, rritje ekonomike të zonës e pafund gjëra. Ne po blejmë 4 fishin e kiles së sheqerit sepse duam sheqer organik, kur ne mund ta prodhojmë këtu shumë të mirë. Pra ka pafundësisht mënyra, por duhet një vullnet politik, duhet dëshira e mirë. Ne themi sistemi, sepse ai është që na garanton. Sepse mund të çmenden politikanët, por nuk çmendet sistemi. Por kur nuk ke sistem, politikani i çmendur krijon sistem të çmendur.