Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar ndarjen e fondeve vjetore për dhjetë parti politike. Si forca që mori shumicën e votave në zgjedhjet e fundit parlamentare, Partia Socialiste, ka përfituar shumën më të madhe të fondit për vitin 2023.
Sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Partia Socialiste përfiton rreth 151.5 milionë lekë, ndërsa Partia Demokratike e udhëhequr nga Enkelejd Alibeaj, ka marrë 104 milionë lekë.
Pa një fond nga ana e KQZ ka mbetur grupi i udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa Ilir Meta rreth 15 milionë.
– Partia Socialiste e Shqipërisë përfiton 151.494.783 (njëqind e pesëdhjetë e një milion e katërqind e dyzet e nëntë mijë e shtatëqind e tetëdhjete e tre) lekë.
– Partia Demokratike përfiton 106.661.182 (njëqind e gjashtë milion e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e një mijë e njëqind e tetëdhjetë e dy) lekë.
– Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet përfiton 8.018.647 (tetë milion e tetëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e dyzet e shtatë) lekë.
– Partia Republikane Shqiptare përfiton 11.488.669 (njëmbëdhjetë milion e katërqind e tetëdhjetë e tetë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e nëntë) lekë.
– Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë përfiton 8.018.647 (tetë milion e tetëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e dyzetë e shtatë) lekë.
– Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar përfiton 8.018.647 (tetë milion e tetëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e dyzetë e shtatë) lekë.
– Partia Lëvizja e Legalitetit përfiton 8.018.647 (tetë milion e tetëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e dyzetë e shtatë) lekë.
– Partia e Lirisë përfiton 15.577.215 (pesëmbëdhjetë milion e pesëqind e shtatëdhjetë e shtatë mijë e dyqin e pesëmbëdhjetë) lekë.
– Partia SocialDemokrate përfiton 12.266.268 (dymbëdhjetë milion e dyqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e tetë) lekë.
– Partia Nisma Thurje përfiton 6.283.636 (gjashtë milion e dyqind e tetëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind e tridhjetë e gjashtë) lekë.